Pse nuk mund të mjaftojë vetëm ndryshimi i dispozitave të Kodit Penal, për të parandaluar dhunën në familje?

Sharing is caring!

Xhensila ndryshon lukun, do ta “tranojë” Besin

Xhensila ndryshon lukun, do ta “tranojë” Besin

Dhuna në familje është një nga fenomenet më negative me të cilat është përballur në gjithë këto vite shoqëria shqiptare. Dhuna e ushtruar në familje kryesisht ndaj grave ka sjellë jo pak viktima. Të pasqyruara këto edhe në “kronikën e zezë” që mbush përditë ekranet tona.

Dhuna në familje vjen përgjithësisht nga trashëgimia e gjatë e një mentaliteti patriarkal, por gjithashtu edhe nga rrethanat sociale të vendit. Varfëria dhe papunësia janë dy shkaqe të tjera që kanë ndikuar në shtimin e dhunës në familje, dhe shtimit të numrit të vrasjeve të grave.

Por për të parandaluar dhunën në familje apo për të ulur shkallën e kriminalitetit që zakonisht ka si viktima gratë, mazhoranca ka kaluar në parlament ndryshime në Kodin Penal. Konkretisht ndryshimet e propozuara janë si më poshtë:

Neni 130/a ndryshohet si me poshte:

“Neni 130/a Dhuna ne familje

Rrahja, si dhe cdo veper tjeter dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit qe eshte bashkeshort, ish-bashkeshort, bashkejetues apo ish-bashkejetues, gjini e afert ose krushqi e afert ose ne lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e vepres penale, me pasoje cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik te tij, denohet me burgim nga nje deri ne pese vjet.

Kanosja serioze per vrasje ose plagosje te rende, ndaj personit qe eshte bashkeshort, ish-bashkeshort, bashkejetues apo ish-bashkejetues, gjini e afert ose krushqi e afert ose ne lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e vepres penale, me pasoje cenimin e integritetit psikik te tij, denohet me burgim nga dy deri ne pese vjet. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit qe eshte bashkeshort, ishbashkeshort, bashkejetues apo ish-bashkejetues, gjini e afert ose krushqi e afert ose ne lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e vepres penale, qe ka shkaktuar paaftesi te perkohshme ne pune me teper se nente dite denohet me burgim nje deri ne pese vjet. Po keto vepra, te kryera ne menyre te perseritur, ose ne pranine e femijeve, denohen nga dy deri ne 10 vj et burgim.

Në ndryshim nga dispozita e mëparshme, ky parashikim i ri tashmë nuk bën gjë tjetër veçse rrit sanksionin e dënimit për autorët e veprës penale. Por a e rrit efektivitetin e veprimit të ligjit, dhe uljen e shkallës së krimit ky ndryshim në Kodin Penal?

Asnjëherë nuk kanë rezultuar të suksesshme këto tentativa, pasi para ashpërsimit të sanksioneve duhen krijuar së pari mekanzimat e duhur socialë për të parandaluar dhunën në familje.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey