Pse qytetari bartësi i sovranitetit politik qëllimisht shëndrrohet në lypsar dhe bëhet i varur nga politikanët

Ejup Berisha
Pse qytetari bartësi i sovranitetit politik qëllimisht shëndrrohet në lypsar dhe bëhet i varur nga politikanët.

Në bazë të Kushtetutës së vendit tonë qytetari është bartës i sovranitetit politik, gjithmonë duke u bazuar në këtë akt shumë të rëndësishëm formal politiko-juridik sovraniteti buron nga qytetari dhe i njëjti pra i takon qytetarit. Ky është realiteti shumë i bukur dhe i këndshëm sa i përket rolit dhe pozicionit formal të qytetarit në politikë i cili përshkruhet apo dhe parcaktohet me kushtetutën e RMV-së. Por në realitet a është gjithmonë kështu bukur këtu te ne përgjigja në këtë pyetje të parashtruar është fatkeqsisht jo. Në jetën reale në politikë qytetari i ka dy zgjedhje përmes të cilave ky siguron zgjidhje: 1. Ky pra mund ta luaj rolin e sovranit në rastin konkret i njëjti mund të bëhet zotëri i vërtetë apo zot i vetvetes kjo do të thotë të bëhet faktor shumë i rëndësishëm dhe i pavarur nga politika dhe nga politikanët 2.

Apo dhe të heq dorë nga ky rol dhe të bëhet i varur nga politika dhe politikanët apo në fakt ta luaj rolin e lypsarit. Në jetën reale pra gjithmonë më mirë është të jeshë zotëri dhe i pavarur nga politika dhe nga politikanët sesa të jeshë i varur dhe i nënshtruar prej tyre. Se cilin rol do ta luaj qytetari në politikë varet kryesisht nga vet ai apo dhe nga ajo se sa ky individ është i vetëdijshëm për rolin,forcën dhe për pozicionin e tij në ambientin politik. A është gjithmonë qytetari i vetëdijshëm për rolin,forcën dhe pozicionin që ky e ka në politikë përgjigja fatkeqsisht edhe njëher është jo. Po të ishte qytetari i vetëdijshëm për këto gjëra atëher edhe gjendja e tijë do të ishte më të mira dhe më të favorshme në politikë.

Nga kjo që u tha pak më lartë del se qytetarët nuk janë të vetedijshëm për rolin, pozicionin dhe forcën që e kanë në politikë posaqërisht gjatë fushatës parazgjedhore.Në këtë periudhë qytetarët pra nuk e dine se në duart e tyre është fati apo dhe fatkeqsia e politikanëve te vendit. Qytetarët gjatë kësaj periudhe shumë të shkurtër dhe tejet të rëndësishme për ta duhet ta dine se jane sovrani. Po ditën këta që ta shfrytezojnë pozicionin dhe ta luajnë rolin e tyre të vërtet që e kanë gjatë 21 ditëve në politikë atëher ne katër vitet e ardhëshme pozicioni dhe gjendja e tyre do te jenë dukshëm më të mira më ndryshe dhe më të favorshme gjatë mbarvajtjes së proceseve politike që zhvillohen në ambientin politik. Pse qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për forcën rolin dhe pozicionin e favorshëm që e kanë gjatë periudhës para zgjedhjeve kjo është kështu sepse të njëjtët vendosin që të jepen pas logjikës së përfitimeve të vogla në vend që të insistojnë që të përfitojnë më shumë dhe tu vendosin kushte politikanëve të cilët kërkojnë vota dhe mbështetje prej tyre.

Pra qytetari më lehtë e ka të kërkoj dhe të merr një asht prej politikanit dhe ta lëpijë tërë kohës atë sesa që e din se mund ta ketë ushqim më të vlefshëm e me boll-llëk dhe tërë kohës të knaqet duke u ushqyer.Nga kjo del se logjika e përfitimeve të vogla qytetarin sovanin e bën faktor jo të dytë por do të thoja edhe të pesëmbëdhjetë apo të njëjtin e bën lypsar ne vend qe ky të krijoj kushte më të favorshme në politikë jo vetëm për veten dhe familjen e tij por edhe për të gjithë qytetarët në shoqëri dhe në shtet. Një here një jevg-lypsar e kishin zgjedhur mbret dhe i njëjti pyetjen e pare që ua parashtroi këshilltarëve të tij ishte kjo. A mund të më thoni se tani e tutje kush do të më jep bukë për të ngrënë mua. Dhe këshiltarët mbretit i thanë Lartmadhëri tani e tutje ju vet do ta siguroni tërë ushqimin jo vetëm për veten tuaj por edhe ushqimin për të gjithë ne pjestarët e mbretërisë. Pra në këtë periudhë parazgjedhore lartmadhëria qytetari i RMV-së edhe shtatë ditë e ka mundësinë dhe rastin që të siguroj shumë të mira dhe përfitime të mëdha dhe atë gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes së politikanëve në institucionet e pushtetit lokal vetëm nëse din të bëj kushtzimin e dhënies së votes së tij. Ai përfaqsuesve politik vendor nuk duhet tua pranoj ashtin por të njëjtët duhet ti obligoj që ti japin tërë kohës të hajë shumë mish. Nuk e kamë fjalën konkretisht vetëm për të siguruar të mira materiale sepse këto janë të përkohshme dhe të harxhueshme por porosia ime deri te qytetarët është që të sigurojnë status dhe integritet të vëtetë dhe të realtë në politikë por edhe ti obligojnë politikanët që tua respektojnë statisin dhe integritetin e tyre. Një fjalë e mençur thotë Më mirë është të mësoni të peshkoni vetë sesa që tua dhurojnë një peshk. Nëse dini të peshkoni atëher do të hani peshk saher që të doni e nëse ua dhurojnë një peshk atëher mish peshku do të hani vetëm atëher kur tu dhurojnë atë. Hapni sytë dhe aktivizoeni trurin dhe logjikën qytetarë të nderuar më mirë është që të gëzoheni katër vite sesa të vajtoni gjatë viteve të ardhëshme nga politikanët e zgjedhur nga ju. Zgjedhja dhe zgjidhja është vetëmse e juaja dhe e askuj tjetër. Bëhuni zotëri e mos u bëni lypsar në politikë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey