Pse shqiptarët e Kumanovës të mos kenë himnin e tyre, pas sjelljes injoruese dhe diskriminuese të kryetarit të komunës?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Pse shqiptaret e Kumanoves te mos kene Himnin e tyre, pas sjelljes injoruese dhe dikriminuese te kryetarit te Kumanoves?

Kush eshte Makso (?), qe neve shqiptareve te na perjashtoje (sikur te mos ekzistojme) nga himni i qytetit? A e din ai se pa voten e disa shqiptareve symbylltas, sot s’do t’ishte kryetar Komune! Pra, me voten e shqiptareve, Makso “ua fut shqiptareve me himnin diskriminues”.

Nese ka shqiptarë qe jane akoma me Makson, madje-madje edhe kur ai ua injoron etninë (perkatesine e tyre etnike), atehere le t’i japin Maksos cfare te duan, por te mos mendojne dhe shtiren se “Makso perfaqeson shqiptaret”!
E shihni se ai (dhe te tille ai Makso), i duan vetem shqiptaret vetem per vota, por perkatesine e tyre etnike dhe sidomos realizimin e interesit te tyre kombetar kolektiv, nuk e kane dashur e as qe e duan sot.

Nuk jane te gatshem ta tejkalojne shpirtngushtesine e tyre politike dhe sidomos diskriminimin. Kur eshte ne pyetje interesi kombetare shqiptarë, edhe Makso por edhe te tillet si Maksim Dimitrievski, jane te njejte: Kunder shqiptareve dhe realizmit te interesit te tyre!

Shqiptaret kane nevoje per institucionalizimin e interesit te tyre kombetare dhe politik, dhe jo per punesime koti, sic bene Makso dhe disa parti shqiptare. Edhe BDI-ja po puneson tani 20 vite me radhe (sikurse kane punesuar me pare PDSH-ja, PPD-ja etj.), por interesi kombetarë i shqiptareve ne nivel lokal (edhe nacional), ka mbetur i parealizuar tanimë 30 vite demokraci…, vazhdon te jete diskriminues deri ne shkalle nencmimi. Prandaj, me nje punesim koti Makso dhe te tillet, mund t’ju mashtrojne aty per aty, por interesin e tuaj politik e kombetare, si shqiptare, nuk e zgjidhin asnjehere, perderisa shqiptare politikisht nuk organizohen ndryshe, e jo si deri tani sipas principit: Ma jep nje tender, une ta votoj edhe kishen ne Kala, edhe Kushtetuten diskriminuese ndaj shqiptareve, edhe Ligjin per nenshtetesi etj.

Prandaj, me sinqeritetin dhe obligimin qytetare e kombetare, i ftoje te gjithe personalitet kompetente te shqiptareve te Kumanoves (historianë, albanologë, arkeologë, historianë arti etj), perfshire ketu edhe mua si gazetar, ta shqyrtojme dhe mundesisht te hartojme nje IDE NISMETARE per HARTIMIN NDRYSHE (jodiskriminues) TE HIMNIT TE KUMANOVES, ku do te perfshihej edhe elementi shqiptar por edhe i etnive tjera qe jetojne ne kete qytet (turq, rome, vllehë, serbë)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey