Pse suedezët vdesin në mesjavë? Mjeku sqaron “mitin”

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” mjeku shqiptar në Suedi, Refet Nura foli për situatën e koronavirusit në këtë shtet. Suedia gjatë pandemisë ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për shkak të mënyrës që zgjodhi për t’u përballur me Covid-19.

Pavarësisht se është kritikuar nga shtetet e tjera, mjeku tha se shumica e suedezëve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit që ka bërë qeveria.

“Ndoshta është në interes, dikur 12% partitë që udhëheqin pushtetin kanë pasur një rritjet përkrahjes. Shumica janë të kënaqur me menaxhimin e situatës. Këta janë pak a shumë të përgatitur se kjo pandemi mund të zgjasë më gjatë”, u shpreh ai.

Mjeku iu përgjigj po ashtu edhe pyetjes se përse suedezët vdesin në mesjavë. Një pyetje e tillë vjen pasi nga të dhënat e fundit të martën në Suedi janë raportuar 147 vdekje. Ndërkohë mjeku sqaroi se shifra nuk janë ditore, që do të thotë se tek ky numër futen edhe viktima që janë regjistruar në ditë të tjera të javës.

“Riformatimi i statistikave bëhet kryesisht të martën dhe të mërkurën. Sepse në fundjavë punohet me intensitet më të vogël. Të dhënat vijnë pak me vonesë, vijnë të hënën ose të martën derisa të riformatohen dhe atëherë dalin. Ka një tendencë të martën dhe të mërkurën që ka një rritje, por nuk ka. Nuk është numër ditor. Nëse shikoni lakoren të shtunën dhe të dielën ka më pak”, sqaroi mjeku.

Më tej ai shtoi se ka pasur edhe pacientë shqiptarë. Ndërsa nëse ka shqiptarë që kanë humbur jetën në Suedi, Nura tha se nuk mund ta konfirmonte një gjë të tillë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey