PSG mohon akuzat e L’Equipe në lidhje me pagat e Messit

Gazeta franceze ‘L’Equipe’ publikoi të shtunën, detajet e pagave të marrëveshjes trevjeçare të Leo Messit me Paris Saint-Germain, megjithatë drejtori sportiv Leonardo ka deklaruar publikisht se shifrat janë të rreme.

U raportua se Messi do të fitonte 30 milionë euro në secilin nga dy sezonet e tij të para me PSG , ndërsa i treti do të jetë me vlerë 40 milionë euro.

Megjithatë, Leonardo ka goditur gazetën ‘L’Equipe’ për artikullin, duke e quajtur historinë si “të papranueshme” dhe “mosrespektuese”.

“Është krejtësisht e rreme . Ajo [tregon] një mungesë respekti dhe neve nuk na pëlqeu. Është shumë larg nga e vërteta, për sa i përket kohëzgjatjes dhe shifrave”.

“Ka klauzola konfidencialiteti, por mund të them se nuk është e vërtetë (në lidhje me tre vitet)”.“Unë nuk e kuptoj kohën e publikimit. Është me të vërtetë shumë larg realitetit. Kohëzgjatja e kontratës është dy vjet. Nuk ka asnjë opsion të detyrueshëm ose jo të detyrueshëm ”, ka thënë ai

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey