PSG synon Ronaldon si zëvendësim të Mbappes

Përpjekja e Real Madridit për Kylian Mbappe do të nisë një zinxhir ngjarjesh, pretendon një raport në Itali, me Cristiano Ronaldon që do të transerohet nga Juventusi te PSG dhe Mauro Icardi duke bërë transferimin e kundërt.

“Gazzetta”, media italiane raporton se Cristiano Ronaldo është pjesë e një transferimi në tre drejtime që përfshin Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kësaj media, Mbappe do të bashkohet me Real Madridin, Ronaldo do ta zëvendësojë atë në PSG dhe Icardi do të kërcejë nga kryeqyteti francez në Juventus.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey