PSG tenton të josh Kroosin

Toni Kroos është dëshira e madhe e PSG-së. 31-vjeçari po luan sezonin e tetë në Madrid. Ka bërë 327 paraqitje, ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. Ai ka fituar 13 trofe, veçaur tre herë me radhë Champions Leaguen.

Sipas “El Nacional”, Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin Toni Kroosit, dhe do ta dëshironte në skuadër në verën e vitit 2022.

Pasi mori Sergio Ramosin, gjiganti i Ligue 1 beson se mund ta josh me para edhe Toni Kroosin, për të cilin Manchester City gjithmonë ka qenë i interesuar.

Megjithatë, është e vështirë t’ia marrësh 31-vjeçarin Real Madridit, pasi e konsideron atë si shtyllë të mesfushës, sidomos tani që Luka Modric po shkon nëpër 36 dhe po luan sezonin e fundit në Bernabeu.

31-vjeçari, Kroos, po luan sezonin e tetë në Madrid. Ka bërë 327 paraqitje, ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. Ai ka fituar 13 trofe, veçaur tre herë me radhë Champions Leaguen.

Kroos ka kontratë me Realin deri më 2023./express

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey