PSG tremb Interin, bën gati 60 milionë euro

PSG është në kërkim të një mbrojtësi cilësor, teksa emri i parë në listën e skuadrës franceze është Milan Skriniar. Klubi i Interit kërkon jo më pak se 60 milionë euro për të lënë të lirë sllovakun.

Zikaltrit në fakt e cilësojnë si të pazëvendësueshëm dhe një lider në mbrojtje, por asgjë nuk përjashtohet kur vjen një ofertë e tillë. Skriniar është gati që të zgjasë kontratën, pasi aktualja skadon në vitin 2023, për të nisur më pas një aventurë të re.

Nëse çdo gjë do të shkojë sipas gjitha parashikimeve të ekipit italian, atëherë Interi e ka gati dhe zëvendësuesin.Bëhet fjalë për Bremer, i cili vjen pas një sezoni fantastik me Torinon.

Skriniar mund të jetë futbollisti që mund të sakrifikohet te zikaltërit për të mbushur disi “arën” e klubit në merkato.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey