Publikohen pamjet e para nga sulmi ndaj bazave amerikane, ja raketat që u përdorën

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga raketat balistike iraniane. Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është ndërmarrë si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit.

Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane u sulmuan, në Irbil dhe Al Asad. “Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ishte si hakmarrje për vdekjen e Soleimani të Premten.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i lëshuan bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, që çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit, do të jetë në shënjestër”, tha ky formacion ushtarak i Iranit, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e Iranit IRNA.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif lëshoi më vonë një deklaratë në Twitter, ku pretendoi se sulmi ishte vetëmbrojtje dhe mohoi se Irani po kërkon të përshkallëzohet situata.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey