Publikohet raporti ditor nga IKSHPK për mbi 2 mijë e 700 mostra

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 153 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Njoftimi i plotë i IKSHP’së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.
Reklamë

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey