Punë kryer: Barcelona bëhet me president të ri

Barcelona bëhet me president të ri.

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona sot emëroi pasardhësin e tij deri në zgjedhjet e reja presidenciale.
Presidenti i përkohshëm i gjigandit katalanas do të jetë Carles Tusquets.

Tusquets do të kryesojë Barcelonën në muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për një president dhe udhëheqje të re, përcjell lajmi net.

Tusquets është një bankier i shquar në Barcelonë dhe zotëron 56 kompani të tjera.

Është spekuluar se ai do të jetë një kandidat i mundshëm për presidencën, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

është i njohur për faktin se shpesh është kundër Bartomeu për shkak të kontratave të larta buxhetore të lojtarëve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey