Punësimet familjare, kështu arsyetohet VV-ja

VV-ja tenton edhe t’i arsyetojë punësimet familjare nëpër ministri

Rabit Konjufca, xhaxhai i Glauk Konjufcës është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes pa kaluar tri javë që kur Kurti është ulur në karrigen e shefit të Qeverisë.

Një emërim i tillë nga ministri Armend Mehaj vjen edhe përkundër faktit se Albin Kurti dhe Vetëvendosje në vazhdimësinë e luftës për të ardhur pushtet dhe në fushatën para zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë thënë se s’do të bëjnë punësime familjare, fjali kjo, e thënë si kritikë për partitë që kanë qeverisur me vendin.

Punësimi i xhaxhait të Konjufcës ka nxitur reagime të mëdha në opinion duke ditur se Kurti tërë kohën ka qenë i ashpër me kritika ndaj punësimeve partiake nëpër ministri e dikastere të tjera të shtetit.

Kurti madje gjatë fushatës së fundit elektorale kishte deklaruar se nuk mund të mbushen ministritë e ambasadat me kushëri, pasi ata janë për dasma e dasmat nuk mund të bëhen nëpër ministri.

Por këto punësime ka tentuar t’i arsyetojë zëdhënësi i qeverisë së Kurtit, Përparim Kryeziu.

Kryeziu është shprehur se edhe këshilltari Sami Uka i emëruar në Ministrinë e Shëndetësisë e që është vëllau i deputetit të VV-së, Fitim Ukës e edhe xhaxhai i Konjufcës në Ministrinë e Mbrojtjes janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.

Sipas Kryeziut, Konjufca e Uka janë profesionistë të fushës dhe për këtë arsye janë emëruar në këto pozita, e madje ka thënë se ministrat përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.
Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.
U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.”, ka shkruar Kryeziu.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey