Punonjësit e Postës së Maqedonisë në grevë, njëra prej arsyeve vonesa e pagave

Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa sipas informacioneve në grevë u janë bashkangjitur dy sindikata.

Punonjësit thonë se arsyet e grevës janë të shumta, por si kryesore përmendin vonesat e pagave.

“Arsyeja e vonesës së pagës, por jo vetëm kaq, revolta jonë është për shkak të frikës për punët tona, për shkak të gjendjes së keqe financiare të kompanisë sonë. Ne duam të shprehim revoltën tonë përmes kësaj proteste për shkak të kushteve shumë të këqija të punës, dhe kryesisht për shkak të pasigurisë së punonjësve për të ardhmen e kompanisë, gjegjësisht nëse do të privatizohet apo qeveria dhe ekipi menaxhues do të gjejnë rrugëdalje nga kjo situatë”, tha njëri prej organizatorëve të grevës.

Drejtori i Postës së Maqedonisë Jani Makraduli, ka njoftuar se do të ketë takim me punonjësit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey