Punonjësve shëndetësor iu premtohet vazhdimi i kontratave

Rreth 140 punonjësve shëndetësor me kontratë në vepër iu është premtuar vazhdimi i kontratave deri në prill të vitit të ardhshëm. Mëngjesin e sotëm ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i ka pranuar në takim disa prej tyre ku dhe i ka njoftuar se punësimi i tyre varet drejtë për së drejti nga ana e ministrisë së Financave dhe se MSH nuk ka kompetenca në ketë drejtim. Rreth 140 punonjësit shëndetësor janë angazhuar para dy vitesh si punonjës të petronazhit, ndërsa pas shpalljes së pandemisë ata kanë punuar gjithkund ku ka pasur nevojë. Shumica prej tyre madje ka qenë në kontakt direkt me të infektuar nga Kovid ndërkaq kontratat e tyre janë të vlefshme deri më 31 dhjetor. I pari i Shëndetësisë tha se angazhimi i tyre është shumë i nevojshëm për sistemin shëndetësor në vend. Premtimi i ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e kontratave vjen disa ditë pasi shumica e punonjësve shëndetësor u mblodhën para ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre duke kërkuar zgjidhjen e statusit pasi që angazhimi i tyre me kontratë në vepër nuk mbulon sigurimin e tyre shëndetësor e as stazhin./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey