Pushimi dimëror të zgjatet edhe për dy javë, e më pas fëmijët të shkojnë në shkollë pa maska

Mikrobiologu Nikolla Panovski është pro vazhdimit të pushimit dimëror në shkollat e Maqedonisë.

Ai këtë propozim e ka dhënë pasu që është rritur numri i të infektuarve me koronavirus këto ditë.

“Pushimi dimëror i nxënësve të zgjatet për dy javë dhe më pas fëmijët të shkojnë në shkollë pa maska”, tha prof. Dr Nikolla Panovski për Kanal 5.

Sipas tij, edhe periudha e izolimit duhet të shkurtohet. Panovski thotë se të parët si vend duhet t’i heqim certifikatat, sepse edhe të imunizuarit përhapin koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 7123 analiza, si dhe janë regjistruar 1822 raste të reja me KOVID-19.

Mikrobiologu Nikolla Panovski

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey