Putin anulon planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol, ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën Azovstal në qytetin port të rrethuar ukrainas të Mariupolit, duke thënë se ai dëshiron që ajo të vazhdojë të jetë e bllokuar në mënyrë të sigurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar në fabrikën e madhe të çelikut të qytetit Azovstal, që thuhet se ka rreth 1,000 civilë.

Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes.

Ai pretendohet se “e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol” pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin.

Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2,000 luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey