Putin dhe Erdogan sot takohen për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të presë sot në qytetin Zhukovski homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një njoftim të Kremlinit thuhet se dy presidentët do të bisedojnë për luftën në Siri dhe për “zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit Rusi-Turqi”. Vizitia e Erdoganit vjen pasi sulmet ajrore të Qeverisë siriane goditën provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, ku Moska dhe Ankaraja kanë krijuar një zonë të çmilitarizuar. “Ka probleme që dalin nga shkeljet që po i bën regjimi në Idlib. Shpresojmë t’i eleminojmë këto probleme sa më shpejt”, tha të hënën Erdogan. Sipas gazetës turke Hurriyet, Erdogan po ashtu tha se trupat tokësore turke do të hyjnë në Siri “së shpejti”. Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 400 mijë sirianë janë vrarë. Afro 6 milionë sirianë kanë ikur nga vendi dhe më shumë se 6.1 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda. Turqia mbështet disa grupe rebele që duan rrëzimin e regjimit në Siri, ndërsa Rusia është mbështetëse e fuqishme e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Trump dhe Macron, dakord që Rusia të ftohet në G-7 vitin tjetër

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 30, 2019 3:56 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=148835
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit