Qafa e mbuluar nga gjaku, litarë elektrikë/ Pamje tmerri nga qelia ku vrau veten miliarderi pedofil (FOTO)

Janë bërë publike për herë të parë pamjet e tmerrshme nga qelia ku vrau veten miliarderi pedofil Jeffrey Epstein.

Në foto duken qartë litarë kudo në qeli dhe dyshemja e mbuluar nga gjaku. Ndërsa disa pamje nga autopsia e miliarderit kanë zbuluar për herë të parë edhe plagën e tij në qafë.

Miliarderi Jeffrey Epstein i dha fund jetës në muajin gusht, duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Manhatanit.

66-vjeçari do të dilte në gjyq këtë vit për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitura në New York dhe Florida.

Sipas akt-padisë, Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey