Qaj moj Shqipëri, ulëri moj e gjorë…

Agim Jazaj

Xha Hajro Sejdiraj, nga Vlora, socialist-rilindist i thekur, sa kish dëgjuar nga goja kryeministrit taborrin e ministreve, kish lidhur kokën me shami dhe i’a kish thënë me oi, oi:

*Qaj moj Shqipëri,

Ulëri moj e gjorë,

Nga një ministri,

Për njëmijë banor…

Kalimtarët mbanin këmbët dhe i mbanin ison e këngës së vajti, nga xha Hajroja…

“Rilindja 3” starton me qeverisjen e saj, Kampione e Botës, për tu shënuar në librin Gines: E përberë prej 12 ministre- femra dhe 4 ministra- meshkuj, Tufa me Dele, duke shkelur edhe barazinë gjinore, që përbetohet lideri…

“Qeveria me gratë e shokëve dhe shokët e grave”, klith, me të madhe, apelon edhe figura e njohur Socialiste Prof. Dr, ish ministri Arben Malaj, një figurë që nuk e përdor dot i madhërishmi…

Po këta zëra i dëgjojnë të verbërit nga trut dhe qorrat nga syt?…

Edhe emigrantët shqiptarë të endur nëpër botë përcillnin në faqe e tyre të fb habinë dhe ironinë edhe të vendasve që shqyenin syt: “Një vend kaq i varfër, dhe i vogël me një numër rekord botrore për numrin e ministrive”!

Me këto rekorde të rralla, bota duhet të marrë modelin nga Shqipëria!

Shpallja e kabintit qeveritar “Rama 3” e rrallë jo vetem në harkun e 30 viteve, dhe të vendit, duke i kapërcyer kufijt, e lënë pas edhe përbërjen e qeverive europiane dhe ato botërore.

Fotoja e këtij kabineti e përbërë nga 12 gra dhe 4 burra, ka bërë xhirot e botës…

“Gjithë potretet e ministreve, “Tufa e Deleve” përmblidhen në një potret, në atë të kryeministrit!”

Edhe opozita e përqëndroi aksionin politik të ditës; vetëm mbi përberjen e qeverisë, duke e cilsuar; “Harem i qeverisë Rama 3”.

Në përbërjen e saj kjo qeveri, nuk ka qoftë nga radhët e zonjave të njohura nga performanca, figura me kontribute, nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuase, të shpalosura, të pa njohura as në ambiente të ngushta, mëhallën e tyre!

Nga përzgjedhja me dorë e këtij kabineti edhe xha Hajroja nuk dallon ndonjë; Të guxojë, të kundërshtojë, të plotësojë dhe të kritikojë të madhërishmin, e pa gabueshëm! Edhe Heronj pa të meta nuk ka. Aftësia për të dëgjuar: Është mundësi për të korigjuar dhe zotsi për të drejtuar. Një udhëheqës i madh, formohet i madh, selitet dhe mbete i madh edhe nga këshilltarët e mëdhenj që zgjedh, stafet që pëzgjedh për të qeverisur. Ata që e qortojnë e këshillojnë dhe e plotësojnë të madhërishmin!

Nga stalla e polikës shqiptare, dhe nga radhët e Rilindjes qeverisëse nuk gjen zera dhe nuk pranohen zërat që mund të kritikojnë, të kundërshtojnë udhëheqsin-udhëhumbës! Rreth vetes mbledh ushtar të zgjedhur dhe të tredhur, të lindur dhe të bindur, për t’i keqperdorur! Dhe gjithë ata që kanë ngritur zerin e arsyes kundër marrëzisë së liderit, kapacitete të njohura, kontrubutor brenda tufës, ndiqen dhe përbuzet aftësia e tyre nga paftësia dhe kryeneçsia e të “madhërishmit”

Nga një bilanc i përafërt me vendet me popullsi më të mëdha, por dhe me shoqëri më të zhvlluara dhe të emancipuara, nuk i kanë këto përbërje, shifra ministrash dhe deputet në krahasim me nr e popullsisë të vendit!

Shqipëria me këto rekorde është për në Gines:

1 Ministri për 180 000 banorw!

1 deputet për 20000 banorw!

Politkëbërsit dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit, afro 30 vjet, refrenin: “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur syrin”, madje me ambicien, duke ju referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara!

Një vështrim i shpejtë, më këmbë e me këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” rezulton, thuaj në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mengjes në “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha: “Vrafëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pa sosur. Krimi dhe korrupsioni kanë këputur Frerët. Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk parandalon krimin, por e nxit krimin, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, për të zhvendosur konfliktin dhe zullumet nga qytetari me qeverisësit, midis qytetarëve! Nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmbën…

Shqipëria do të qeveriset nga kryeministri me 16 Ministri; 12

ministre gra dhe 4 ministri nga burra!

Taborri i minstrave dhe skota e politikë; rrënim -rrëmbimit rron në luksin e pa shoq, mbi mjerimin e mjeranëve, mbi shtypjen, krimin, pa sigurinë dhe zbrazjen e vendit nga klika sunduese; pa dhimbsuri e ndjeshmëri, me ndjeshmëri e dhimsuri për afganët, me shpirtin e urrejtjes për shqiptarët, pa gjak njeriu dhe pa pikë gjaku shqiptarie…

Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SH.B.A, Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministri…

Disa nga vendet e Europës: Numri i popullsisë, numri i ministrive, dhe përqindja e popullsisë për çdo ministri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey