Qëllimi i krerëve të 2001 ishte që t’ia marrin pushtetin PDSH-së, kjo sot u dëshmu!

shkruan Bilall Lutfiu

Kush don me e ndalë diellin!
Janë munduar shum perandorë e imperatorë që me forcën e tyre politike dhe mjete të ndyshme me e ndalë diellin që mos ndriçoj, me erësue tokën, me ngritë pluhur që njerëzit të mos shohin, por nuk i’a kanë arritur.

Kjo për faktin se dielli e din rrugën e vetë, e njerëzit janë të vegjël me bërë gjëra që vin ndesh me dukuritë natyrore.
Ajo që mundë të bëj njeriu ne jetën e përditshme e veçanërisht në jetën politike dhe aktivitetin e tij politik është e lloit me i ngadalsue disa procese politike kur ata janë në rrugën e zgjedhjes së çështjeve me rëndësi për shqiptarët.

Po t’i thiremi kujtesës sonë do të konstatojmë se për herë të parë në vitin 1998, në Maqedoni do të formohet një qeveri djathtiste, e udhëhequr nga kryeministri Lupço Georgievski, e në të cilën qeveri merte pjesë edhe Partia Demokratike Dhqiptare në krye me Arbër Xhaferin dhe dyshepullin më besnik të tij Menduh Thaçin.
Natyrisht, PDSH nuk bëri çudira, por bëri që shumë pol..

Natyrisht, PDSH nuk bëri çudira, por bëri që shumë politikanë me renome nëpër qendrat vendosëse të mos deklarojnë se shqiptarët nuk dinë çfarë kërkojnë. PDSH gjithnjë ka kërkuar dhe kërkon që shqiptarët në Maqedoni të jenë të barabartë me të tjerët, në çdo sferë të jetës.

Ky proces filloi në vitin 1998, por me çdo kusht u pengua si nga forcat neo komuniste maqedone ashtu edhe nga ata shqiptare.
Forcat neokomuniste shqiptare, nuk kishin mënyrë tjetër për të pengue realizimin e të drejtave të shqiptarëve me rrugë institucionale me PDSH në krye dhe kualicionin qeveritarë.

Prandaj duhej me mjeshtri të bënin diçka.Ajo që bënë këta ,,patriotë” ishte shfrytëzimi i pakënaqësive të shqiptarëve nga vitet 1912 dhe shfrytëzimi i mllefit 100 vjeçarë ndaj sllavëve , me të drejtë që kishin shqiptarët. Prandaj e patën të lehtë të tubojnë rreth vetes rininë patriotike në konfliktin e armatosur të vitit 2001.
Rinia si gjithmonë në histori, e ka dhënë provimin, faqebardhë në luftë për të drejtat e shqiptarëve, e në këtë rast edhe në konfliktin e vitit 2001.

Shum shpejtë ,,patriotët” që i prijtën konfliktit, formuan parti politike, e që zatën kjo ka qenë qëllimi kryesorë i tyre e jo të drejtat e shqiptarëve. Thënë me konkretisht qëllimi i udhëheqësve të konfliktit të vitit 2001 ishte marrja e pushtetit nga ana e PDSH.

Këtë e ka të qartë sot çdo njeri pa marë parasyshë përkatësinë e tij partiake.Për faktin që edhe pas 21 viteve të konfliktit, me asgjë nuk mund të mburemi se të drejtat tona janë më të mira se ato të para konfliktit të viti 2001.
Sdo mend se grupimi politik i dalë pas konfliktit BDI, e dobësoi PDSH, por nuk mundi që ta asgjësojë në tërësi ashtu siç edhe kanë pretenduar. PDSH do të vazhdoj të artikuloj interesin shqiptarë me anë të luftës politike.

Dobësimi i PDSH, në parmasa që u bë nga ana e BDI-së, nuk mjaftoi, prandaj do të duhej patjetër që në skenën politike të dalin edhe pehlivana të tjerë si ai i soit të Zeadin Selës, që për qëllim kryesorë kishte dobësimin e mëtejmë të PDSH-së.

Praktika thuhet se është burim dhe kriter i së vërtetës.E praktika vërtetoi se ky far pehlivani jo vetëm që smujti me e rrënue PDSH-në, por rrënoi vetveten.Hapi varin për PDSH, por ra vetë në të. E po ky Pehlivan, nuk mori mësim nga pehlivani i Gostivarit, R.Osmani dhe Shkupjani Imer Selmani.
Mosmirënjohësit dhe tradhëtarët gjithnjë janë shrytëzuar dhe në fund kanë mbaruar si Sela.
Mosmirrënjohja me fjalë të tjera është tradhëti. Tradhëtinë Z.Sela e mbaroi me projektin Aleanca për Shqiptarët.
E tani përsëri, pyetja ç’ka më tutje?
Do të vazhdojë PDSH, në krye me Z.Menduh Thacin, ti artikulojë interesat e popullit shqiptarë.Është kjo rrugë e mundimshme, e lodhëshme, por rrugë tjetër nuk ka. Prandaj për ta patur më të lehtë kryesia e PDSH-së dhe kryetari z.Menduh Thaci, realizimin e aspiratave të shqiptarëve, të bashkohemi rreth PDSH-së, pa marë parasyshë të kaluarën partiake.

*anëtar i Kryesisë Qendrore

Loading...