Qendra e Biznesit dhe Inovacionit ka siguruar fond prej 1,3 milion euro për start-up kompanitë dhe fonde të pakthyeshme për gratë sipërmarrëse

Qendra e Biznesit dhe Inovacionit, nëpërmjet Parku Teknologjik i UEJL-së, përveç mundësisë së fillimit të biznesit firmave start-up prej këtij viti iu mundëson të tërheqin investime dhe të fillojnë rritje të shpejtë të tyre. Nëpërmjet programit “700 akseleratorët”, 6 deri 10 start-up kompani, ose ekip me ide inovative, do të marrin pjesë në programin trajnues 100-të ditorë, ku në përfundim të tij pritet të përfitojnë grand prej 40 mijë euro. Po ashtu, përfituesve të këtij programi, do t’ju mundësohet tërheqje të investimeve nga investitor të tjerë, biznes engjëj, kompani të tjera, etj.

““Akselarotori 700”, është program i përbashkët mes Parkut Teknologjik dhe GIZ, në kuadër të projektit të GIZ dhe BE, me titull : “BE për zhvillim ekonomik”, i cili pritet të realizohet brenda tre viteve. Kompanitë ose ekipet duhet të paraqesin idenë bazë, e cila do të shqyrtohet bashkërisht nga Parku Teknologjik dhe GIZ, ku idetë e përzgjedhura do të kyçen në program dhe do të marrin fonde.”, thotë Av..

Qendra e Biznesit dhe Inovacionit, nëpërmjet Parku Teknologjik i UEJL-së, përveç mundësisë së fillimit të biznesit firmave start-up prej këtij viti iu mundëson të tërheqin investime dhe të fillojnë rritje të shpejtë të tyre. Nëpërmjet programit “700 akseleratorët”, 6 deri 10 start-up kompani, ose ekip me ide inovative, do të marrin pjesë në programin trajnues 100-të ditorë, ku në përfundim të tij pritet të përfitojnë grand prej 40 mijë euro. Po ashtu, përfituesve të këtij programi, do t’ju mundësohet tërheqje të investimeve nga investitor të tjerë, biznes engjëj, kompani të tjera, etj.

““Akselarotori 700”, është program i përbashkët mes Parkut Teknologjik dhe GIZ, në kuadër të projektit të GIZ dhe BE, me titull : “BE për zhvillim ekonomik”, i cili pritet të realizohet brenda tre viteve. Kompanitë ose ekipet duhet të paraqesin idenë bazë, e cila do të shqyrtohet bashkërisht nga Parku Teknologjik dhe GIZ, ku idetë e përzgjedhura do të kyçen në program dhe do të marrin fonde.”, thotë Avni Arifi, menaxher në Qendrën e Biznesit dhe Inovacionit, në kuadër të së cilës funksionon edhe Parku Teknologjik.

Programi pritet të filloj në fund të muajit shtator, me çka do të hapet edhe thirrja publike për aplikim. Gjatë përzgjedhjes prioritet do të kenë kompanitë nga rajoni i Pollogut, por do të mund përfshihen kompani, ose ekipe me ide inovative nga gjithë Maqedonia e Veriut.

Përveç kësaj , në kuadër të të njëjtit projekt, Qendra për Biznes dhe Inovacion, ka përkrahur gjithsejtë 6 kompani nga Pollogu, në procesin e aplikimit për marrjen e granteve të pakthyeshme, në shumë prej 50 mijë deri 300 mijë euro.

Parku Teknologjik, përveç “Akseleratorit 700”, ka fituar projekt në bashkëpunim me organizatën HEKIMA, në kuadër të programit të Agjencisë Sllovake për Zhvillim dhe Bbashkëpunim Ndërkombëtar, Sllovak Aid, me titull “ Përfshirja e grave nga grupet e margjinalizuara në ndërmarrësin inteligjente klimatike dhe inovative”. Në kuadër të këtij projekti, do të përkrahen tre idetë inovative me grande të pakthyeshëm në vlerë prej 4 mijë euro, për transformimin e idesë në biznes real.

Të dy projektet janë të hapura dhe në mënyrë specifike targetojnë studentët e UEJL-së, të cilët kanë ide inovative dhe dëshirojnë të kyçen në botën e sipërmarrësisë, por nuk përjashtojnë edhe të tjerët që kanë ide kreative të biznesit. Mbi 70% të pronarëve të kompanive që operojnë në kuadër të Parkut Teknologjik, janë Alumni i UEJL-së. Po ashtu, mbi 90 për qind të të punësuarve në këto kompani janë Alumni të UEJL-it. Numri i përgjithshëm i kompanive që aktualisht operojnë në kuadër të Parkut Teknologjik, është 17, me rreth 200 të punësuar.

Ekipi që realizon dhe menaxhon me mjaft sukses projektet e lartpërmendura përbëhet nga Avni Arifi, Gjorgji Rafajllovski, Blerina Zendeli dhe Martir Dika dhe të gjithë janë Alumni të Universitetit të Evropës Juglindore.

Loading...