“Qëndroni larg…”/ Ja mesazhi i fundit i pronarit të televizionit që u vra sot në Mirditë (Foto)

U vra sot në qendër të Rrëshenit nga persona ende të paidentifikuar, Kastriot Reçi 47 vjeç

Reçi ishte pronar i “Media plus-tv” në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, Reçi është vrarë në një lokal në pronësi të tij pranë qendrës së Rrëshenit dhe shumë pranë komisariatit të policisë.

Dy persona dyshohet të kenë qëlluar nga makina në drejtim të Kastriot Reçit, duke e lënë të vdekur brenda lokalit.

Ndërkohë në një postim të fundit në Facebook më 1 janar, Kastriot Reçi ka ndarë edhe një urim për vitin e ri, ku jep edhe një mesazh: “Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pabesë”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey