“Qetësoje atë djalin në studio”, debat në studion e Open për ekzekutimin e Gjeneralit

Njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Kreshnik Osmani tha se vrasja e Solemanit ishte e paralajmëruar dhe e pritshme. Kjo sepse edhe më herët ishte Izraeli ai që ka kërkuar në një farë mënyre vrasjen e Soleimanit. Vrasja e Kasem Solemanit ishte e pritshme, por veprimin e bëri administrata e Trump.

Pse pikërisht Trump, dhe jo presidentët e tjerë?- e pyeti Eni Vasili, Osmanin. Kasem Soleimani ka qenë edhe në listat e personave që duhet asgjësuar. Nuk u mor nga presidenti Obama sepse ai gjykonte se vrasja e Soleimanit do të prishte marrëveshjen bërthamore të arritur mes SHBA-së dhe Iranit.

Edhe Trump është president i linjës së ashpër. Kjo u bë edhe për benefite elektorale të vetë presidentit Trump – tha Osmani. Tensionet dhe debatet vazhdojnë në Open në Top Channel. Debati kësaj radhe u zhvillua mes Tritan Shehut dhe analistit Olsi Jazexhiu.

Debati nisi kur Shehu tha se misioni jonë është të ndjekim SHBA-në. ‘Ne nuk kemi influencë, prandaj detyra jonë është të ndjekim SHBA-në’- tha Trump.

Aty ndërhyri Jazexhiu i cili e pyeti Shehun: Ju na flisni për demokraci, por a nuk doni demokraci në Lindjen e Mesme? Eni, qetësoje atë djalin aty- iu kundërpërgjigj Shehu.

Po përgjigju pyetjes- vijoi Jazexhiu. Unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem provokacioneve- vijoi Tritan Shehu. Është Trumpi me disa psikopatë aty, Kongresi Amerikan është kundër. Është Evropa ajo që paguan për luftërat që po hap Amerika. Është Evropa ajo që po merr sirianët – iu kundërpërgjigj Jazexhiu.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey