Qeveria a do të blejë sërish ndikimin në media?

Deputetët e mazhorancës në Maqedoninë e Veriut propozuan ndryshime në ligjin për mediat, me të cilat rikthehen fushatat publike të financuara me paratë e qytetarëve në radiot dhe televizionet private.

Ekspertët paralajmërojnë për Radio Evropa e Lirë se kjo hap derën për të ndikuar në politikat editoriale.

Pas një pauze prej katër vitesh, mundësia e kthimit të reklamave shtetërore në radiot dhe televizionet private tani po rikthehet sërish, një praktikë kjo e përsosur nga qeverisja e kaluar e VMRO DPMNE-së, e cila u hoq me ardhjen në pushtet të LSDM.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i njohur edhe si Ligji për Media, vjen nga pesë anëtarë të qeverisë dhe sot është në rend dite në Kuvend.

Me këtë propozim kërkohet fshirja e nenit 102 të ligjit, i cili ndalonte derdhjen e parave të shtetit për fushata drejt mediave private, pasi praktika ka treguar se mënyrë i kthen këto media në anën e pushtetit.

Me ndryshimet ligjore, përveç heqjes së ..

Me ndryshimet ligjore, përveç heqjes së ndalesës për këtë lloj reklamimi, vendoset detyrimi që shteti dhe komunat të kenë nga një deri në katër fushata publike në vit që do të transmetohen në radiot dhe televizionet komerciale. Financimi i fushatave me interes publik sigurohet nga buxheti në masën e detyrueshme 0.1 për qind.

Nga këto fonde, 80 për qind janë të destinuara për fushata me interes publik që do të transmetohen vetëm në televizionet kombëtare dhe 20 për qind e mbetur janë të destinuara për televizionet dhe radiot rajonale në nivel shtetëror dhe rajonal.

Kështu, rreth 4 milionë euro do të shkojnë për fushata me interes publik. Në projektligjin e dorëzuar para deputetëve, thuhet se ndryshimet bëhen për transparencë më të madhe në zgjedhjen e fushatave transmetuese me interes publik, si dhe zbatimin dhe transmetimin më të shpeshtë të tyre për sensibilizimin e publikut.(INA)

Loading...