Qeveria e Kovaçevskit shënon 100 ditë, çfarë ka bërë…?!

Qeveria në Maqedoninë e Veriut e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, lideri i ri i Lidhjes Socialdemokrate këtë javë shënon 100 ditëshin nga formimi i saj. Në kuadër të kësaj janë organizuar aktivitete të ndryshme dhe se do të dilet me një raport për punët e bëra.

Më 26 prill do të mbahet seanca tematike e qeverisë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Po ashtu, më 29 prill, Qeveria organizon Forumin me rastin e shënimit të 100 ditëve të mandatit në të cilin janë të ftuar përfaqësues të mediave, trupit diplomatik, odave ekonomike dhe organizatave e shoqatave të shoqërisë civile. Ngjarja do të zhvillohet në Operën dhe Baletin Kombëtar, përcjell INA.

“Në Forum do të diskutojmë së bashku për të arriturat e Qeverisë dhe ministrive në 100 ditët e fundit në parimin e pyetjeve dhe përgjigjeve”, njoftojnë Qeveria. Koalicioni qeverisës u formua pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili humbi zgjedhjet lokale. Pjesë e këtij koalicioni si subjekt i ri u bë Alternativa, e cila braktisi koalicionin opozitar me ASH-në, ndërsa partitë e tjera vijuan bashkëpunimin BDI, PDSH, PLD, LD si dhe parti tjera të vogla. Lëvizja BESA ishte subjekti politik që braktisi koalicionin qeveritar dhe kaloi në opozitë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey