Qeveria e re e MV-së pritet në janar, Xhaferi: Shmangëm krizën politike

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar rrjedhja e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë së re, pas konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se me formimin e qeverisë së re, që pritet të ndodh në janar, po shmanget një krizë politike, e cila sipas tij, do të dëmtonte shtetin dhe interesat e qytetarëve. Në një intervistë, kryekuvendari thotë se nuk ka pengesa që qeveria e re të votohet në mesin e janarit të vitit 2022 meqë shumica është siguruar.

Kryekuvendari Talat Xhaferi thotë se tentativa e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë duke ngritur mocion mosbesimi, ishte sfidë për vendin.

Sfidë e veçantë ka qenë që pas zgjedhjeve lokale u bë tendencë për vënie në rend dite të votimit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mossuksesit te asaj iniciative erdhi deri tek ndryshimet e përbërjes së shumicës parlamentare që në një periudhë gati 20 ditore kemi qenë në pozicionin e ndarjes së barabartë të mandatave, do te thotë 60-60 mandate dhe kalim tsë një subjekti politik nga shumica parlamentare në opozitë dhe anasjelltas, subjekti tjetër politik nga opozita në shumicën parlamentare, që nënkuptonte nevojën për organizim të kyçjes së atij subjekti në strukturën e shumicës parlamentare, dhe së fundi qeveria aktuale do te thotë kryeministri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, thotë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë kabintetit qeveritar të Maqedonisë së Veriut çka edhe u konstatua nga Kuvendi në një seancë të mbajtur disa ditë më parë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey