Qeveria e RMV-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

Qeveria mbrëmë ka shprehur ngushëllime deri tek autoritetet britanike për vdekjen e mbretëreshës, Elizabeta e Dytë.

“Në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehim respekt dhe ngushëllime të thella deri te Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe popullit të saj me rastin e vdekjes së shkëlqesisë së saj Elizabeta e Dytë”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë, thuhet në kumtesë, ishte pjesë përbërëse e historisë më të re dhe dëshmitare e kthesave dhe transformimeve të pabesueshme shoqërore gjatë 70 viteve të kaluara.

“Në të njëjtën kohë, në këto momente shprehim repsekt dhe përkrajhje për mikun tonë shumëvjeçar, Mbretin Çarlls III, së bashku me Qeverinë e re të udhëhequr nga ekselenca e saj, Liz Tras, me shpresë për bashkëpunim edhe më intesiv të mëtejshëm mes dy popujve tanë miqësorë”, qëndron në porosinë me ngushëllime të Qeverisë.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë vdiq dje pasdite në..

Mbretëresha Elizabeta e Dytë vdiq dje pasdite në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte mbretëresha me sundim më të gjatë në historinë britanike dhe udhëheqësja më e vjetër e shtetit në botë.

Loading...