Qeveria filloi procedurën për t’ia marrë nënshtetësinë oligarkut rus

Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi që të fillojë procedurën për anulimin e vendimit për nënshtetësinë e dhënë për politikanin ukrainas prorus, Oleksander Onishchenko.

Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së oligarkut Onishchenkos, pas seancës së mbajtur të qeverisë, në të cilën Agjencia e Sigurisë Kombëtare informoi për rastin, përcjell INA.

Shtetasi ukrainas Onishchenko, i cili është në “listën e zezë” të SHBA-ve për shkak të lidhjeve të tij me autoritetet ruse, mori nënshtetësinë e RMV-së si atlet i kuajve me sugjerim të Federatës së Kuajve. Vendimin për dhënien e nënshtetësisë për Onishchenkos e ka marrë Qeveria, pasi ka marrë mendim pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Më herët gjatë ditës së sotme, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) Viktor Dimovski, në një seancë të mbyllur të Qeverisë dha raportin për rastin e dhënies së shtetësisë maqedonase për ukrainasit kontrovers.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha më parë se duhet vendosur përgjegjës..

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha më parë se duhet vendosur përgjegjësi për rastin e dhënies së shtetësisë për Onishçenkos.

Drejtori i ANB-së Dimovski të premten pas seancës në Kuvend deklaroi se është gjetur një person i cili nuk e ka respektuar shkallën e fundit të kontrollit të sigurisë dhe nuk është bërë konsultim me partnerët e NATO-s para se të jepet mendim pozitiv për shtetësinë për Onishçenkon.(INA)

Loading...