Qeveria ka kaluar 6 kandidatë për ambasadorë, por emrat sekret

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pyetur nga gazetarët lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për ambasadorë, tha se janë përzgjedhur gjashtë kandidatë, por se ligjërisht ende nuk mund të flasë për personat në fjalë.

” Nuk do të mund të përmend emra konkretë. Ajo që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga Qeveria në mbledhjen e fundit. Do të presim miratimin nga vendet dhe më pas do të mund të komentojmë emrat e tyre. “Në bazë të ligjit nuk guxoj t’i përmend ato emra”, tha Osmani.

Duke cituar burime nga Qeveria, Vecer.mk ditë më parë njoftoi se propozimet janë që Zoran Popov, sekretar aktual i Shtetit në MPJ, të dërgohet në Uashington, Teuta Arifi, është propozuar për ambasadore në BE në Bruksel, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për siguri kombëtare Viktor Dimovski për ambasador në Paris.

Në listë është edhe Meto Beleski, diplomat i karrierës, i cili është nominuar për ambasador në Belgjikë, Rexhep Demiri, konsull i përgjithshëm aktual në Mynih i nominuari për ambasador në Zvicër si dhe Driton Kuci për ambasador në Oslo.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey