Qeveria nuk tërhiqet për regjistrimin, ministri Mariçiq: ndryshimet ligjore janë gati

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk po dorëzohet nga vendimi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator, pasi me ligjin e tanishëm, regjistrimi është në fuqi dhe starton pas dy ditëve më 1 prill.

“Ndryshimet në Ligjin e Regjistrimit janë të vogla, të cilat nuk marrin shumë kohë. Ato për momentun janë duke u përgatitur dhe unë do t’i propozoj për shqyrtim dhe miratim në seancën e sotme të Qeverisë”, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth ndryshimeve në Ligjin për Regjistrimin, përcjell INA.

Për shkak të urgjencës, Mariçiç njoftoi se do t’i propozoj Qeverisë ta miratojë dhe ta dërgojë atë në Parlament me flamur evropian dhe në procedurë të shkurtuar. Ai shtoi se nuk pret mundësinë e bllokadimit. Mariçiç sqaroi se ndryshimi ka të bëj me dy çështje: data e regjistrimit dhe afati i fundit i regjistrimit të diasporës.

Sipas tij, data e regjistrimit në vend të 1 deri më 21 Prill do ta jetë nga 5 deri në 30 Shtator dhe se pjesa që diaspora mund të vazhdojë të numërohet nga 1 Mars, kur filloi deri më 30 Shtator, kur përfundon regjistrimi edhe në terren.

Mariçiq theksoi se ndryshimet i ka diskutuar me drejtorin dhe zëvendës drejtorin e Entit Shtetërore të Statistikave dhe theksoi se pret pret që ndryshimet të miratohet së shpejti.

“Unë pres, nëse Qeveria i miraton në seancën e sotme, t’i dërgojë menjëherë në Parlament”, tha Mariçiq duke shtuar se pret që ligji të miratohet deri nesër. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey