Qeveria para largimit shkarkoi dhe emëroi drejtorë

Drejtorët e dakorduar me Alternativën, si dhe disa drejtorë të tjerë, janë emëruar para përfundimit të seancës së fundit të qeverisë.

Kjo ka ndodhur tre ditë më parë, po ka kaluar në heshtje. Zëdhënësit kanë heshtur për këtë vendim, ndonëse të nesërmen u mor vesh gjithçka, raporton Telma.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Avni Rustemit, nga pozita e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa ushtrues detyre është emëruar Amir Bilalli, kuadër nga Alternativa, përcjell INA.

Po ashtu edhe Bujar Dardhishta është dorëhequr nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për udhëheqjen e Librave Amë, e në vend të tij u zgjodh Blerim Abazi, po ashtu nga AAA.

Me propozim të ministrit të Financave, zëvendësdrejtor i Drejtorisë doganore është emëruar Muarem Asani, i cili deri tani ishte ushtrues detyre.

Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është emëruar Aneta Simeska Dimoska. Drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Punës do të jetë Jovanka Trençevska.

Për drejtor të Drejtorisë Shtetërore të Pronësisë Industriale është emëruar Ibush Jusufi. Në anën tjetër, Nikica Baçovski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për investime të huaja, Dejan Pavleski, është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Bekim Emini.

U shkarkua edhe ushtruesja e detyrës. së drejtoree së Agjencisë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, Kaltrina Beqiri dhe në vend të saj u emërua Meral Ismaili.

Është shkarkuar edhe drejtori i burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviq, dhe në vend të tij u emërua ushtrues detyre, Rexhep Rexhepi, kuadër i Alternativës nga Vrapçishti.

Qeveria konkludoi gjithashtu që t’i rekomandojë Bordit Drejtues të NP-së Transmetimi Kombëtar që të shkarkojë ushtruesin e detyrës së drejtorit, Muhamed Curri dhe në vend të tij të emërohet Suat Xhemaili.

Ende nuk janë shpallur njoftime edhe për disa emra të dakorduar me Alternativën, ndërsa emërimet e tjera do të vendosen në seancat e ardhshme, por edhe përmes konkurseve.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey