Qeveria pritet të sjellë masa të reja, objektet hotilerike do të mbyllen për dy javë, ora policore të nisë në 20:00

Pritet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të sjell masa të reja për të përballur me përhapjen e koronavirusit.

Kjo ka dalë pas takimit të Shtabit Kryesor Kordinativ, shkruan “360 shkallë”.

Sipas tyre, prej nesër në 14 ditët e ardhshme do të mbyllen objektet hotilerike. Po ashtu edhe ora policore do të fillojë dy orë më herët, kështu që në vend prej orës 22:00 ajo do të fillojë në orën 20:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Gjatë ditës pritet që Qeveria të mbajt seancë për t’i formalizuar vendimet. /SHENJA/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey