Qeveria tërheq propozim-ligjin për ndërtimet pa leje

Në mbledhjen e sotme të 74-të, Qeveria bazuar në njoftimin për aktivitetet e zbatuara të paraqitura nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve miratoi vendimin për tërheqjen e Propozim-ligjit për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të dërtuara në mënyrë të paligjshme, që ishte në procedurë parlamentare.

Qeveria njoftoi se ka pranuar një numër vërejtjesh gjatë periudhës së fundit kur Ministria për Transport dhe Lidhje ka organizuar takime pune me përfaqësuesit e odave dhe asociacioneve në fushën e ndërtimtarisë, urbanizmit, sektorit joqeveritar ku janë dhënë vërejtje për vendime të caktuara ligjore dhe propozime për plotësimin e këtij propozim-ligji.

Më tej thuhet se Ministria përgjegjëse do të punojë propozim-ligj të ri për ndërtimet pa leje, në përputhje me vërejtjet e dhëna. Propozim-ligji i tërhequr ishte miratuar në Kuvend, por nuk mori nënshkrimin e presidentit, me arsyetimin se ka shkelje të Kushtetutës. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey