Qielli i Maqedonisë së Veriut, pjesë e sistemit të patrullimit ajror të NATO-s

Qielli i Maqedonisë së Veriut, me nisjen zyrtare të misionit “air policing” në vendin tonë, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e sistemit kolektiv të Aleancës për patrullim ajror.

Realizimi i misionit “air policing” në vendin tonë është tregim i qartë për funksionimin e mbrojtjes kolektive të të gjitha vendeve anëtarë të Aleancës, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, transmeton TV21.

Misionin për patrullim ajror në qiellin tonë e udhëheq Komanda ajrore e NATO-s, kontrolli taktik i misionit është nën udhëheqësinë e Qendrës për operacione ajrore të kombinuara në Toreon, Spanjë, kurse kapacitetet ajrore për realizimin e këtij misioni janë nga forcat ajrore ushtarake të Greqisë.

Misioni i patrullimit ajror të NATO-s në qiellin e Maqedonisë së Veriut “NATO Air Policing”, është vazhdim i misionit “air policing” për të cilin Maqedonia e Veriut arriti marrëveshje me Greqinë në shtarot të vitit 2019, por përket nën komandën e Aleancës.

Sot, në kazermën në Petrovec do të mbahet ceremonia me të cilët do të shënohet fillimi i këtij misioni të NATO-s, për realizimin e të cilit më 15 nëntor u nënshkruar edhe aranzhimin teknik.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey