“Qysh po keni fytyrë”, Gold AG thumbon disa nga emrat e estradës

Gold AG i ka thumbuar publikisht disa kolegë.

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG, është një prej artistëve shqiptar i cili sjell më së shpeshti këngë të reja.

Projektet muzikore që ai sjell pëlqehen shumë na publiku mirëpo Goldin nuk e kemi parë të “lavdërohet” me klikimet.

Prandaj fakti se disa kolegë të tij këngëtarë e bëjnë një gjë të tillë, madje krenohen me faktin se kanë arritur klikime dhe i blejnë ato, sipas Goldit kjo është për të ardhur turp.

“Me rrejt miletin ok. Ama me rrejt veten se di qysh po keni fytyrë. Klikimet e disa VIP-ave të estradës që e gjejnë një fjalë e mundohen me to me nxjerrë krejt kangën …së shpejti hiti, do të bëhet nami me shikime nga India e Vietnami”, ka shkruar Gold AG në Instagram.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey