Qytetarët e revoltuar sot do të bllokojnë rrugën Qafë Thanë – Strugë

Rruga e keqe ka bërë që sot banorë të vendbanimeve të Strugës të bllokojnë në mesditë rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë.

Rruga do të bllokohet nga rreth-rrotullimi në fshatin Teferiç deri në fshatin Frëngovë, në shenjë proteste nga banorët e revoltuar të fshatrave që gravitojnë në këtë zonë për shkak të shkatërrimit të rrugës. Edhe pse me vite të tëra premtohet ri-ndërtimi i kësaj rruge, në realitet nuk është bërë asgjë për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të kësaj rruge magjistrale, shkruan Portalb.mk.

Banorët e revoltuar do të bllokojnë qarkullimin në këtë rrugë në shenjë proteste për kushtet tejet të këqija në të cilat realizohet komunikacioni në magjistralen në fjalë.

Organizatorët bëjnë thirrje për protestë paqësore dhe pjesëmarrje masive. Protesta organizohet nga Bashkësitë Komunale të fshatrave Ladorishtë, Teferic, Zagracan, Fërngovë, Fierishtë, Shum, Kalishtë, e të tjera./Portalb.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey