Qytetarët që nuk janë regjistruar prej nesër mund të regjistrohen në pika të caktuara në komunat e tyre

Qytetarët që nuk kanë mundur të regjistrohen për arsye të ndryshme apo që në të shumtën e rasteve nuk kanë qenë në shtëpi, prej nesër mund të regjistrohen në pika të caktuara në komunat e tyre, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Jasmina Gjorgjieva nga ESHS theksoi se qytetarët e tillë mund të shkojnë në lokacione të caktuara nëpër komunat e tyre.

Lokacionet nëpër komuna ku mund të regjistroheni do të jenë të publikuara në faqen e regjistrimit:

https://popis2021.stat.gov.mk/

Pra klikoni në këtë faqe dhe mund të shikoni se ku mund të shkoni për tu regjistruar në komunën ku jetoni.

Por ndërkohë, regjistruesit do të vijojnë të regjistrojnë në terren çdo ditë deri më 30 shtator.

Deri më sot (e premte) janë regjistruar 1.4 milionë qytetarë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey