Qytetari godet me grushte dhe ofendon Policin në stacion

Në stacion e Policisë në Prishtinë, një qytetar ka shkaktuar probleme, duke goditur një zyrtar policor dhe duke e ofenduar atë.

Sipar Raportit të Policisë, i dyshuari gjatë kërkimit të dokumenteve kishte refuzuar urdhërata e zyrtari policor.

Pasi ishte marr në stacion, gjatë intervistimit, ai kishte sulmuar zyrtarin policor.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 10.04.2021-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme.

Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht.

Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey