Qyteti i Shkupit organizon pritjen e Natës së Vitit të Ri, asnjë këngë e këngëtar shqiptar

Qyteti i Shkupit publikoi programin për natën e Vitit të Ri që do të festohet në sheshin “Maqedonia”. Sipas programit të publikuar programi festiv do të nis nga ora 20:00, ku është paraparë program me muzikë folk dhe pop, por ajo që bie në sy është se nuk është ftuar asnjë këngëtar apo grup shqiptar, përcjell INA.

Qyteti i Shkupit thekson se tre kompani përgjegjëse siç thuhet “kanë guxuar që në një kohë krize ekonomike dhe energjitike, të kontribuojnë në organizimin e festës së Vitit të Ri”.

Programi festiv në Natën e Vitit të Ri:

21:22 – Puka Kozmetika (Darko dhe Zharko Maslarkovski) 22:10-23:10 – Grupi DNK (Andrej dhe Panço)
23:20-00:20 – Nokaut
00:30 – 01:00 – Naum Petreski dhe Zuica Llazova
01:00- 01:30 – DJ Sllave

E gjithë kjo thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit, ku nuk është ftuar as edhe një këngëtar apo grup shqiptarë, pavarësisht arsyetimeve se ky program është mbuluar nga sponsorizimi i kompanive private. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey