Radari “spiun” që lë gojëkyçur shoferët me shpejtësi avioni, apo të dehur në timon (FOTO)

Policia rrugore operacionet për të zënë “mat” shoferët në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor po përdor radarin “Truecam”, i vënë në përdorim rreth dy vite më parë. Ky është një radar që kryesisht përdoret në rrugët interurbane, por megjithatë ditët e fundit është përdorur edhe në rrugët e Tiranës”.

Përdorimi i këtij radari në rrugët e qytetit, bëhet kur policia e shikon të arsyeshme që një rrugë është kthyer në një njollë të zezë, ku ashtu si kalimtarët edhe shoferët rrezikohen prej shpejtësisë së lartë.

“Kjo është pjesa e rrugës nga Vasil Shanto deri tek Pallati me shigjeta. Limiti në këtë rrugë është 40 km/h, por makina ishte me 72 km/h dhe për këtë arsye policia rrugore do t’i heqë lejen e drejtimit” është vetëm një rast, që “spiunimi” ka ardhur nga radari.

Në një kohë kur bazat e drejtimit të makinës merren në autoshkollë e po ashtu edhe shembulli sesi një mjet duhet të drejtohet, një instruktor ra preh e shpejtësisë së lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore me radarët TrueCam, kanë monitoruar disa rrugë kryesore në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier dhe Elbasan. Për këtë arsye u pezulluan 176 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë së lartë, në të pesë qytetet.

E po ashtu, vëmendje po i kushtohet edhe përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. 13 shoferë u arrestuan, ku 9 prej tyre po e drejtonin mjetin në gjendje të dehur. U hoqën edhe 41 panteta për shkak se shoferët ishin nën efektin e alkoolit. Kujtojmë se viti 2020, nisi me një aksident të rëndë në Tiranë, ku humbën jetën dy këmbësorë, pasi dy makina u përplasën me njëra tjetër./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey