Radev: Bullgarët maqedonas si të barabartë në Kushtetutën e Maqedonisë, jo si pakicë

“Ne me të vërtetë po bëjmë progres, tashmë është pranuar që ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut të ndodhë dhe së pari duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në”, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev.

Sipas tij, çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave, përcjell INA.

“Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, këto janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Evropës. Duhet të ketë barazi të bullgarëve maqedonas me kombet e tjera, dhe jo pakicë, asnjëherë nuk kemi folur për pakicë”, thotë Radev, i cili ndodhet për një vizitë në Letoni, transmeton BGNES.

Ai shtoi se Qeveria dhe Kuvendi Popullor duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh me Shkupin e mbron mjaftueshëm interesin bullgar për të ndërtuar tani e tutje marrëdhëniet negociuese mbi bazën e tij. “Ky është çelësi për një zgjidhje të drejtë të problemit”, thotë Radev. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey