Radev: Mihajlov e refuzoi Hitlerin për luftë vëllavrasëse mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

“Duhet të kujtojmë se kur u imponua, diktatura jugosllave vriste bullgarët në Maqedoni”, tha presidenti bullgar Rumen Radev.

“Përpjekjet e politikanëve në Maqedoninë e Veriut për të ndërtuar një identitet në baze të falsifikimeve të Internacionales Komuniste, e jo në bazë të së vërtetës historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajlov është njeriu që refuzoi Hitlerin që të shtynte Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. “Jo Ivan Mihajlov, por njerëz të tjerë pas vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, vranë dhe dërguan dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit sepse vendosën të vazhdojnë të quhen bullgarë, por jo maqedonas”, tha Radev.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey