Radev: Nuk ka pse të takohem me Makronin, nuk ka përparim në bisedimet Shkup-Sofje

Nuk ka kushte për vizitën time, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev, duke iu përgjigjur pyetjes për vizitën e tij në Francë, transmeton Bgnes.

Agjencia bullgare e lajmeve dje duke cituar bisedimet e Këshillit të Koalicionit më 27 maj midis partnerëve në qeverinë bullgare se presidenti dhe kryeministri bullgar Rumen Radev dhe Kiril Petkov, së bashku me një përfaqësues të MPJ bullgare, do të takohen me presidentin francez për ta miratuar propozimin e Emanuel Makronit për heqjen e vetos në negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Bgnes publikoi ​​një deklaratë për një person anonim duke thënë se gjatë bisedimeve të Këshillit të koalicionit, “nga qeveria informuan se presidenca franceze kishte premtuar të përfshinte të gjitha kërkesat bullgare në kornizën e negociatave dhe se zbatimi i tyre do të garantohej nga vetë Makroni”.

Radev sot mohoi se do ta realizojë vizitën.

“Nuk ka përparim në çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit, ndaj nuk ka kushte për vizitën time në Paris me presidentin Makron. Dëshiroj të shoh rezultate reale, e vlerësoj angazhimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë”, tha Radev.

Lidhur me deklaratën e Petkovit se të gjitha vendimet për kontestin do të kalojnë përmes Kuvendit, Radev theksoi se “instancë e fundit është gjithmonë populli” dhe shtoi se ekzistojnë mekanizma kushtetues për konsultim me të.

“I ndjek me kujdes qëndrimet e partive”, shtoi ai.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey