Radhë të gjata para Ambasadës së Maqedonisë në Bern (Video)

Mërgimtarët kanë bërë të gjitha përgatitjet për të kaluar pushimet në vendlindje, pas lehtësimit të masave anti-Covid.

Por, ata po përballen me pengesa të tjera – pritjet e gjata dhe në radhë të gjata para Ambsadave të Maqedonisë së Veriut.

Rasti është me Ambasadën e vendit në Bern.

Mërgimtarë të shumtë janë ankuar deri te redaksia e TV21, se presin më shumë se 3 orë në rrugë, në këmbë dhe pa ndonjë masë për mbrojtje nga Covid-19.

Kërkojnë ndryshim të sistemit të lëshimit të fletave të udhëtimit drejt vendlindjes.

“Kemi ardhur prej orës 09:10 (koha kur fliste ishte 11:14) dhe nuk mund të marrim fletat e udhëtimit për shkak të gjendjes së mjerueshme që shkaktohet nga radhët e gjata. Presin rreth 15 persona, mes tyre janë 30 fëmijë dhe në Ambasada punëtorët janë pa edukatë. Nuk respektohen as masat kundër Covid-19 dhe çdo vit e më shumë përkeqësohet gjendja. Vitin e kaluar kam udhëtuar 200km për të ardhur deri këtu dhe nuk kam arritur të kryej punë”, tha ky mërgimtar për TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey