Rafael Nadal fiton për herë të 14-të Roland Garros

Rafael Nadal ka fituar për herë të 14 në karrierë turneun e Roland Garros në Paris, një nga më prestigjiozët në botë. Edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare, spanjolli ka treguar se asnjë tenist nuk mund ta konkurrojë atë kur luhet ne fusha me dhe te kuq.

Spanjolli ka mundur në finale me 3-0 norvegjezin Kasper Rud. Nadal ka dominuar plotësisht takimin dhe pas 2 orë e 18 minutave ka dale triumfues ne finale pasi triumfoi ne te tria setet me shifrat 6-3, 6-3 dhe 6-0.

Edhe pse ishte hera e 14 që e fitonte këtë trofe nga më të rëndësishmit në sportin e tenisit, Nadal ka qenë shumë i emocionuar. Tenisti spanjoll nuk i mbajti dot lotët pasi shënoi pikën që i dhuroi fitoren e njëkohësisht çoi në 22 numrin e turneve Grand Slam të fituar, 2 më shumë se Gjokoviç e Federer me të cilët garon prej vitesh në një rivalitet të pashoq në historinë e tenisit.

Klan News

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey