Rama inauguron ambientet e reja të Kirurgjisë: Jam shokuar, kishte…

“Zogu i Tiranës” flet nga burgu për politikanët: Më kanë dashur shumë, por…

“Zogu i Tiranës” flet nga burgu për politikanët: Më kanë dashur shumë, por…

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot ambientet e reja të kirurgjisë në QSUT, duke e cilësuar këtë investim si veprën më të madhe të 90 viteve të fundit në shëndetësinë shqiptare.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se është shokuar në fillim, kur ka parë kushtet në të cilat punonin mjekët dhe instrumentet që kishin në dispozicion. Lidhur me këtë, ai tha se kishte ëndërr të transformonte QSUT, në të gjithë perimetrin e saj.

“Ëndrra ime që në momentin e parë ka qenë që QSUT të transformohet në gjithë perimetrin e saj dhe sot Spitali i Kirurgjisë ka përfunduar.

Mirëpo QSUT është një kantier dhe mjafton rruga për të ardhur dhe për të hyrë deri këtu me ende shumë njerëz nëpër këmbë, gjë që nuk ndodh në spitalet normale, në vendet normale, për të kuptuar që është nevoja e një vazhdimësie në punë transformuese brenda ambienteve të spitalit. Por edhe puna me gjithë pjesën e jashtme për të pasur më në fund një parkim, që do grumbullojë të gjitha mjetet në hyrje, dhe do e kthejë hapësirën brenda, në një hapësirë ku lëvizin vetëm ambulancat.

Nga ana tjetër, më vjen mirë ta përmend këtu atë që ju e dini, me gërshërët që nuk prisnin dhe instrumentet që sterilizoheshin me alkool. Edhe ky është një transformim i madh, që u bë i mundur falë modelit të mallkuar PPP”, deklaroi Rama.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey