Rama mban fjalën, fëmijët që u hodhën nga pallati për t’i shpëtuar tërmetit takojnë Ronaldon dhe Buffonin (FOTO)

Sharing is caring!

Rama mban fjalën, fëmijët që u hodhën nga pallati për t’i shpëtuar tërmetit takojnë Ronaldon dhe Buffonin (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u ka plotësuar dëshirën e madhe dy fëmijëve që u hodhën nga pallati për t’i shpëtuar tërmetit.

Rama ka publikuar një video në Facebook-un e tij, ku shihet momenti i takimit të dy fëmijëve me futbollistët e tyre të preferuar, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, shkruan Rama në Facebook.

Alesjo është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, Kastriot Cakoni 50 vjeç dhe Drita 15 vjeçe.

Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin.

Aureli fluturoi nga kati i tretë, ndërsa Alesjo nga i pesti për të vazhduar të jetojnë gjatë, duke i mbijetuar goditjes së tmerrshme mbi familjen dhe pallatin e tyre të vjetër në Thumanë.

Sharing is caring!

Loading...
shares