Rama pas Asamblesë së PS: Në mbledhje kishte qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë 

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.  “Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me […]

shkurt 11, 2024 - 22:00
 0  4
Rama pas Asamblesë së PS: Në mbledhje kishte qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë 

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS. 

“Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, shqetësime që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS, nëse mund të flasim për kritika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim, jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhjet në organizatën tonë. Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjmë në proces, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi”,-tha Rama.