Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 8 mësuesit të parë të cilët do ti mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe gjatë takimit në Selanik me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Sipas Ramës me këta mësues ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. “Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej […]
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 8 mësuesit të parë të cilët do ti mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe gjatë takimit në Selanik me shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Sipas Ramës me këta mësues ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve.
“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni tju prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët ministria e arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua ti ftoj në skenë”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri u ndal edhe tek incidenti me gazetarët që u bllokuan për 3 orë në Kapshticë. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate, duke e quajtur një situatë absurde.
“U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve,. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian”, tha Rama.