Rama publikon pamje se si do të duket transformimi i sheshit “Xhorxh Bush”
Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” në pjesën që e kanë lejuar autoritetet e trashëgimisë kulturore, janë duke vazhduar. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, i cili është zgjedhur edhe për një mandat, Përparim Rama. Rama në një postim në Facebook ka thënë se sheshi “Xhorxh Bush”, po merr formë. Punimet që


Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” në pjesën që e kanë lejuar autoritetet e trashëgimisë kulturore, janë duke vazhduar.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, i cili është zgjedhur edhe për një mandat, Përparim Rama.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se sheshi “Xhorxh Bush”, po merr formë.
Punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush” ishin përcjellë me shumë polemika. Problemi qëndron te mosmarrëveshjet mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për atë se çka rrezikon asetet e trashëgimisë kulturore e çka jo.
Komuna lëndën e kishte dërguar në gjykatë duke kërkuar pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore e më pas edhe shqyrtim të ligjshmërisë së ndalimit të punimeve. Gjykata e ka refuzuar pezullimin dy herë radhazi.
